Edhe Irlanda shënon një kthesë të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare europiane, me proeuropianët që kanë lënë pas nacionalistët. Sipas të dhënave të para, edhe të gjelbrit kanë shënuar një rezultat pozitiv.
Një rezultat pro bashkimit europian dhe në Irlandë. Sipas rezultateve të para për zgjehdjet parlamentare europiane, dy partitë historike të moderuara irlandeze, Finn Gael e kryeministrit të vendit- në linjë me partinë popullore europiane – dhe Fianna Fail – e lidhur me liberalët e Alde – kanë marrë të dyja 23 për qind të votave
Një rezuktat i mirë dhe për të gjelbërit, në mënyrë të vecantë në kryeqytetin Dublin, ku kanë marrë 23% të votave. Në nivel kombëtar Partia e Gjelbër, në krahasim me 1.6% të pesë viteve më parë, aktualisht ka marrë 9 për qind të mbështetjesm duke numëruar tre eurodeputetë nga 11 vende që ishin parashikuar. Rënie kanë pësuar nacionalistët e Sinn Fein, që kanë marrë 12 për qind, tre pikë më pak në krahasim me zgjehdjet e fundit./Abc News Albania 24/7