Rezultatet e Kupës së Kosovës, Ballkani eliminon Dritën pas penalltive

schedule15:30 - 28 Nëntor, 2019

schedule 15:30 - 28 Nëntor, 2019

Janë zhvilluar sot ndeshjet e turit të 1/16 të Digitalb Kupës së Kosovës. Ballkani-Drita dhe Feronikeli-Llapi ishin duelet më të forta të këtij raundi. Në Suharekë janë dashur shtesat dhe goditja e penalltive për të përcaktuar fituesin.

90 minutat u mbyllën në barazim 1-1. Fidan Gërbeshi kaloi miqtë nga Gjilani në avantazh me anë të një penalltie të realizuar në minutën e 28-të, por Blend Baftiu barazoi shifrat për Ballkanin me golin e shënuar në minutën e 53-të.

Fati i penalltive i buzëqeshi Ballkanit, teksa kryesuesit e IPKO Superligës kanë vendosur të dërgojnë fitimit e biletave në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Feronikelit i mjaftoi një gol tre minuta përpara fundit të ndeshjes për të eliminuar Llapin. Haxhi Neziraj ndëshkoi ekipin nga Podujeva në minutën e 87-të dhe i dhuroi kualifikimin ekipit të tij. Në fazën e 1/8 kaluan edhe ekipet e Prishtinës, Gjilanit, Trepça ’89, Drenicës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Dukagjinit nga IPKO Superliga. /abcnews.al

REZULTATET E KUPËS SË KOSOVËS

Ballkani – Drita 1-1 (5-4 pas penaltive)
Trepça – Drenasi 1-1 (2-1 pas shtesave)
Dardana – Vllaznia 3-3 ( 4-3 pas shtesave)
Feronikeli – Llapi 1-0
Malisheva – Gjilani 0-3
Flamurtari – Vushtrria 0-2
Minatori – Prishtina 0-4
2 Korriku – Istogu 1-0
Dukagjini – Besa 2-1
Vëllaznimi – Ferizaj 2-4
Arbëria – Onix 1-0
Vitia – Ramiz Sadiku 5-1
Ulpiana – Liria 1-3
Dardanët – Trepça ‘89 0-5
Drenica – Fushë Kosova 3-1
A&N – KEK-u 4-1

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!