Rezultatet e dobëta në kampionat, shkarkohet trajneri i Keidi Bares

schedule21:58 - 5 Nëntor, 2023

schedule 21:58 - 5 Nëntor, 2023

Luis Garcia përjetoi këtë të dielë ditën e tij të fundit si trajner i Espanyol, skuadër ku luan mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Keidi Bare.

Rezultatet e dobëta në javët e fundit i kanë detyruar drejtuesit të marrin vendimin për shkarkimin e Garcias. Nga nëntë pikë të mundshme në tri javët e fundit, Espanyoli ka vetëm një pikë, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit numërohet vetëm një fitore.

Garcia nuk kishte marrëdhënie të mira me drejtori sportiv Fran Garagarza. Kandidati i parë për të zëvendësuar asturianin është Luis Miguel Ramis, ish-trajneri i Tenerife. Ivan De la Pena, përfaqësuesi i Luis Garcias, u informua mëngjesin e kësaj të diele për shkarkimin, vendim i marrë disa orë pas barazimit ndaj Eibar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!