Simone Inzaghi po konfirmohet si një nga trajnerët më të mirë italianë. 44-vjeçari qëndron në stolin e Lazios prej prillit të vitit 2016 dhe do të vijojë të mbajë këtë post për shumë vite të tjera. Deri tani ka fituar tre trofe me bardhekaltrit dhe sivjet është në garë për objektivin e madh, titullin kampion.
Skuadra e tij nuk është vetëm e fortë, pasi prodhon edhe një futboll shumë të bukur. Kontrata me Lazion i përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe Claudio Lotito ka përgatitur rinovimin e saj. Sky Sport zbulon detajet e dhuratës së presidentit.
Inzaghin e pret një rinovim me tre vite të tjera, me një rrogë prej 2.5 milion eurosh në sezon. Bisedimet kanë nisur seriozisht dhe marrëveshja finale është shumë afër. Tifozët presin “tym të bardhë”, diçka që do i bënte mirë të gjithëve përpara rifillimit të Serie A. /abcnews.al

