Rezultate skandaloze dhe protesta e tifozëve për menaxhimin e keq të klubit, Everton del në shitje

schedule09:35 - 25 Janar, 2023

schedule 09:35 - 25 Janar, 2023

Pronari i Everton, Farhad Moshiri raportohet se ka nxjerrë klubin në shitje. “The Toffees” shkarkuan trajnerin Frank Lampard të hënën pas një serie të tmerrshme rezultatesh që i ka lënë ata të luftojnë për rënien nga kategoria për një sezon të dytë radhazi.

Tifozët e Evertonit kanë udhëhequr protesta të shumta kundër pronësisë aktuale, duke bërë thirrje që të largohen. Bordi nuk mori pjesë në humbjen ndaj Southampton në fillim të këtij muaji pasi u paralajmëruan për sigurinë e tyre.

Sipas “The Guardian”, Moshiri tani po kërkon një strategji largimi pas shtatë vitesh në krye,k ai kërkon të shesë klubin për më shumë se 500 milionë paund. Megjithatë, klubi ndau një video menjëherë pas publikimit të historisë, e cila u filmua para humbjes të së shtunës ndaj West Ham dhe tregon Moshirin që këmbëngul se klubi nuk është në shitje. Biznesmeni britaniko-iranian kishte kërkuar për investime të jashtme, por tani pretendohet se ai është i hapur për një blerje me shumicë.

Ai është i gatshëm të pranojë një shitje, me një numër blerësish të mundshëm që kanë shprehur tashmë një interes. Skuadra e Everton ka shpenzuar rreth 700 milionë paund për lojtarët, por ka parë pak sukses në fushë. Disa nga nënshkrimet e tyre të shtrejnta janë Amadou Onana për 31.4 milionë paund, Alex Iwobi për 28 milionë, Yerry Mina për 27 milionë, Keane për 25 milionë dhe Moise Kean për 24 milionë paund.

Everton përfundoi në vendin e 11-të në sezonin 2014/15, sezoni para se të merrte drejtimin  Moshiri. Që atëherë ata kanë arritur tre përfundime në top 10, por kanë luftuar për mbijetesë në dy sezonet e fundit. Ata kanë parë një mori trajnerësh që shkojnë e vijnë, duke përfshirë Koeman, Allardyce, Marco Silva, Ancelottin, Rafa Benitez dhe tani Lampard.

Ish-trajneri i Leeds, Marcelo Bielsa është favorit për të marrë përsipër Evertonin, ndërsa ata përpiqen të dalin nga zona e rënies./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!