Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rezoluta për luftën “bashkon” pozitën dhe opozitën/ “Për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës dhe ruajtjen e dinjitetit të viktimave”

schedule17:38 - 10 Prill, 2026

schedule 17:38 - 10 Prill, 2026

Është miratuar me 90 vota pro rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosoves për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999, që synon ruajtjen e dinjitetit të viktimave të luftës dhe dënon çdo akt në kundërshtim me këtë.

Fillimisht ka patur përplasje për vendosjen e saj si pikë të parë të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit këtë të premte.

Vlora Çitaku, deputete e PDK insistoj në këtë renditje pasi sipas saj nuk kishte asgjë më të rëndësishme se ky qëndrim.



“Kemi bërë shumë përpjekje që rreth kësaj çështje të kemi pajtueshmëri të plotë dhe për aq sa kuptova tashmë është arritur dakordim për tekstin e rezolutës nga të gjitha grupet, mirëpo ne insistojmë që kjo pikë të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës. nuk besoj që ky kuvend ka diçka më të rëndësishme për të trajtuar se kjo pikë. Kjo flet shumë edhe për kulturën politike që është duke mbizotëruar në Kosovë tani e disa vite. Nuk është turp as dobësi, që shumica parlamentare ta pranojë një kërkesë të opozitës.”

Ndërsa sipas shefes së grupit parlamentar të LVV për këtë nuk ka kundërshtim nga VV.

“Propozimin për rezolutën ne e kemi mbështetur, kemi propozuar që të dërgojmë deputetët tanë për tu konsultuar dhe dhënë kontributin për këtë rezolutë. Nga java e kaluar kam kërkuar të ftohen deputetët tanë.Kanë pasur takime dhe janë para finalizimit të dakordimit të përmbajtjes së rezolutës.”

Projekt-rezoluta e propozuar nga PDK vjen pak javë pas ekspozitës për masakrat e luftës në Prishtinë, që u quajt skandal për shkak të fakteve të pavërteta dhe prekjes së dinjitetit të ish të burgosurve politikë, ndërsa vendi është në pritje të një vendimi nga Gjykata Speciale e Hagës për ish krerët e Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!