Reziston vetëm një pjesë, Shqipëria U17 regjistron humbjen e dytë

schedule18:06 - 16 Nëntor, 2019

schedule 18:06 - 16 Nëntor, 2019

Vetëm një pjesë loje ka rezistuar Shqipëria U17 kundër Ukrainës. Ndeshja e zhvilluar për eliminatoret e Euro 2020 u mbyll me fitoren 2-0 të Ukrainës U17.

Dmytro Shostak zhbllokoi ndeshjen pas rreth një ore lojë dhe Mark Mampasi vulosi fitoren me golin e shënuar gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes.

Ekipi i Elvin Beqirit regjistroi humbjen e dytë rresht pas asaj 4-0 kundër Portugalisë tre ditë më parë. Të martën (ora 16:00) zhvillohet ndeshja e fundit në grupin 8 dhe përballë kuqezinjve të vegjël do të jetë ekipi gjeorgjian. /abcnews.al

Ukrainë U17 – Shqipëri U17 2-0
(Shostak 57′, Mampasi 84′)