Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si një krizë të vërtetë globale faktin se rezistenca ndaj ilaçeve mund të vrasë më shumë se 10 milionë persona deri në vitin 2030. Ne raportin e fundit të OKB-së thuhet se rezistenca ndaj ilaçeve shkakton 700 mijë vdekje në vit.
Rezistenca ndaj ilaçeve, të llojeve të ndryshme, vijon të rritet duke u transformuar në një krizë globale. Është ky alarmi i dhënë nga një komision ekspertësh të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrjet kirurgjikale dhe sëmundjet më të përhapura, në fakt janë kthyer në një rrezik të vërtetë për shkak të nivelit alarmues të fenomenit të regjistruar për ilaçet e zakonshme. Rezistenca e monitoruara në vendet e pasura dhe të varfra, shkakton 700 mijë vdekje në vit.
Përveç antibiotikëve, janë në rrezik dhe anti-parazitët e anti-mikrobet. Rezistenca sipas të dhënave të mbledhura nga “Grupi i koordinimit për rezistencën ndaj ilaçeve” të agjencive të OKB-së, është monitoruar në vende të të gjitha niveleve. Mes 700 mijë viktimave, 230 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e tuberkulozit.
Ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në nivel global. Në rast të kundërt parashikohet se deri në vitin 2030 do të ketë rreth 10 milionë viktima. Ata theksojnë se bota po vuan pasojat e impaktit ekonomik të këtij fenomeni me 24 milionë persona që mund të gjenden në varfëri ekstreme Brenda 2030-s.
Dokumenti është i pajisur dhe me disa udhëzime emergjente që shtetet duhet të ndërmarrin: një plan kombëtar që të shtojë burimet në dispozicion për tu përballur me problemin; aktivizimi i sistemeve rregullatore të ashpra dhe fushatave informuese për të kufizuar përdorimin e antibiotikëve tek njerëzit, kafshët dhe lulet. Por dhe investimi në teknologji të reja dhe përpunimi i planeve për të mos përdoren më këto ilaçe./ABC News Albania 24/7