Rezikon dënimin me vdekje, Gjykata e Tiranës refuzon të ekstradojë një egjiptian

schedule12:17 - 20 Gusht, 2021

schedule 12:17 - 20 Gusht, 2021

Gjykata e Tiranës ka refuzuar të ekstradojë një shtetas egjiptian. Gazetari Ermal Vija mëson se bëhet fjalë për Mohamed Khairy Mohamed Amer Rageh.

Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari cilësoi faktin se vepra e vrasjes për te cilin akuzohet 50 vjecari në Egjipt dënohet me vdekje. Drejtësia egjiptiane nuk kishte sjellë garanci se 50 vjeçari nuk do të dënohet me vdekje.

Gjykata ka kërkuar më herët nga Egjipti që të garantojë se 50-vjeçari nuk do të ekzekutohet, ndërkohë që garancia nuk ka mbërritur. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!