Rezidenca e guvernatorit të Pensilvanisë mori flakë, arrestohet si i dyshuar një person

schedule12:00 - 14 Prill, 2025

schedule 12:00 - 14 Prill, 2025

Autoritete e Pensilvanisë ka arrestuar një burrë nga Harrisburg, për të cilin dyshohet se hyri në rezidencën e guvernatorit Josh Shapiro në orët e para të së dielës dhe ndezi një zjarr ndërsa Shapiro dhe familja e tij ishin duke fjetur.

Shapiro, gruaja e tij Lori, katër fëmijët e tyre, dy qentë dhe një familje tjetër u detyruan të evakuohen nga shtëpia, e cila u dëmtua ndjeshëm nga zjarri. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat e huaja  nuk ka pasur të lënduar.

Cody Balmer, 38 vjeç, u arrestua në lidhje me zjarrvënien e supozuar, e cila ndodhi disa orë pasi Shapiro dhe familja e tij shtruan një darkë për Pashkën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!