Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rezervë 4 herë në 168 ndeshje, Ronaldo me shifra të frikshme

schedule11:18 - 12 Nëntor, 2020

schedule 11:18 - 12 Nëntor, 2020

Rekordet e Cristiano Ronaldos nuk kanë të ndalur. Mbrëmë ai hyri në pjesën e dytë ndaj Andorrës dhe arriti të shënojë një gol në minutën e 85-të në suksesin 7-0 të Portugalisë.

 

I mbrëmshmi ishte goli numër 102 në nivel kombëtaresh, duke iu afruar akoma më shumë rekordit të Ali Daei me 109 gola në periudhën 1993-2006 me Iranin. Mbrëmë ishte një natë jo e zakonshme për Ronaldon sepse e nisi ndeshjen si zëvendësues, diçka që e kishte bërë shumë rrallë.

Portugezi ka luajtur plot 168 ndeshje me Portugalinë dhe vetëm 4 prej tyre i ka nisur si zëvendësues. Shifra të frikshme dhe vështirë të përsëritshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!