Rexhepi nuk voton rrëzimin e qeverisë, Zejdi: Besa janë tradhtarë

schedule14:41 - 11 Nëntor, 2021

schedule 14:41 - 11 Nëntor, 2021

Koordinatori i grupit parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejdi ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të marrë nga deputeti Kastriot Rexhepi për të mos votuar për rrëzimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

Zejdi u shpreh se anëtarët e Besa-s janë tradhtarë.

“E mira është që e kemi ditur se njerëzit që tradhtojnë njëherë, do të vazhdojnë të tradhtojnë gjithmonë.”

Rikujtojmë se Zejdi ka deklaruar po ashtu se nuk do të nënshkruajë për rrëzimin e qeverisë e po ashtu për qeverinë e re nëse në listë ndodhet Levica. Kurse ditën e sotme Zejdi bëri të ditur se do ta japë votën për të rrëzuar qeverinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!