Rexhep Selimit mund t’i mundësohet ardhja në Kosovë

schedule20:50 - 25 Tetor, 2021

schedule 20:50 - 25 Tetor, 2021

Që nga prilli i vitit 2020 ish eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi gjendet në Hagë. Mirëpo gjykimi ndaj tij ende nuk ka nisur. Megjithatë Selimi ka lënë në Kosovë në gjysmë një proces gjyqësor.

Ai bashkë me disa persona të tjerë në nëntor të 2015-ës penguan policinë për të arrestuar Albin Kurtin.

Ky proces gjyqësor ka dështuar para disa ditësh, mund t’ia mundësojë Selimit kthimin në Kosovë.

Gjykata Speciale në një përgjigje për RTV Dukagjinin kanë thënë se do t’i përgjigjen Kosovës në përputhje me ligjin.

Gjykata themelore e Prishtinës nuk tregon nëse kanë bërë kërkesë për të sjellë Selimin në procesin gjyqësor.

Mirëpo avokati, Tahir Recaj thotë se nuk ka asnjë arsye që Selimit të mos i mundësohet një gjykim i tillë në Kosovë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!