Rexha: Partizani prishi atë që ndërtoi, nuk e kuptoj shkarkimin e Gegës

schedule23:14 - 5 Mars, 2020

schedule 23:14 - 5 Mars, 2020

Momenti i keq i Partizanit është tema e momentit në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Gazetari sportiv, Elvis Rexha ka një tjetër mendim në lidhje me problemet e “Demave”, teksa sjell edhe shembujt e Luftëtarit dhe Bylis.

Nuk hy dot te taktika, por do të doja të isha më i zgjeruar, jo vetëm për Partizanin. Ky është kampionat për ata me nerva të çelikta. Duhet përgatitur ndeshja dhe nuk duhet kthyer koka pas. Luftëtari qau golin me Kukësin dhe shkoi pikiatë. Njësoj edhe për Bylisin, që ka stonuar.

Po ndodh edhe te Partizani. Nuk po arrijnë të shtrojnë skuadrën për të sjellë qetësi tek ekipi. Katër janë ndryshimet, Idrizaj në vend të Ibrahimit, Broja dhe Hila janë aty aty. Atanda është mungesë e madhe dhe largimi i Asanit.

Tirana ka 22 pikë në 8 javë, këtu e ka bërë diferencën. Nuk janë marrë me të tretë, edhe Skënderbeu ka pasur ndeshje ku ka pasur disfavore, por gjithmonë ka parë të vetat. Edhe te Kukësi janë marrë me golat e minutave të fundit, nuk e kanë kaluar situatën me qetësi. Ekipi nuk është i qetë. Brown shënoi tre gola në Superkupë, por nuk ka shënuar më.

Në përgjithësi, Partizani ka kërkuar të gjejë alibi në momentet që ka pasur gabime. Vjet u prish një projekt i ndërtuar, i nisur mirë, u fitua titulli, duhej vazhdimësi. Ndryshimi i trajnerit kampion ka ndodhur edhe te Partizani. Nuk e shpjegoj dot, i bie që e kanë prishur vetë gjithçka që kanë ndërtuar”, komenton Rexha. /abcnews.al