Revolucioni te Juve mund të prekë edhe Allegrin, “Sportmediaset”: Conte rikthimi i bujshëm

schedule13:40 - 20 Prill, 2022

schedule 13:40 - 20 Prill, 2022

Me ardhjen e merkatës së verës, ndryshime të mëdha priten në të gjitha frontet te Juventusi, ku mediat në Itali flasin për një revolucion që është i pashmangshëm te “Zonja e Vjetër”.

John Elkann në fakt po mendon për një ndryshim që do të shënonte një epokë, me Andrea Agnelli dhe Pavel Nedved që duken “viktimat” e para të lamtumirës.

Në këtë mënyrë, Alessandro Del Piero do të ishte gati të rikthehej në Juventus për të nisur një aventurë të re.

Një tjetër “firo” te bardhezinjtë do të jetë edhe Massimiliano Allegri, gjithmonë nëse Andrea Agnelli do të largohet nga Juventusi. Allegri u rikthye në verë, për të ngritur Juventusin në krye të Italisë, që e cila siç duket nuk u realizua.

Sipas “Sportmediaset” në koëto kushte te Juventusi do të kishte një rikthim të bujshëm, dhe bëhet fjalë pikërisht për Antonio Conte.

Me lamtumirën e Andrea Agnellit do të hapej edhe rruga e rikthimit të mundshëm të Contes, që do të mbyllte rrethin e revolucionit të Juventusit. Trajneri aktual i Tottenham ishte tashmë gati të rikthehej në verën e 2019-ës, por vetoja e presidentit çoi në zgjedhjen e Sarri.

Në rast të një drejtuesi të ri, Conte do të ishte i lumtur të rikthehej, madje duke hequr dorë nga paga e lartë që i garantojnë “Spursat” me të cilët ka kontratë deri në vitin 2023 dhe fiton një pagë prej 17.6 milionë euro. /f.a/abcnews.al