Pronari i ri i Twitter-it Elon Musk pritet që të presë gjysmën e vendeve të punës në kompani të premten. Po ashtu, miliarderi Musk do të vendosë një tarifë mujore prej 8 dollarësh për ata persona që do të marrin statusin e përdoruesit të verifikuar nga aplikacioni, duke nisur nga e hëna.
Që prej se bëri të ditur planet për ta blerë rrjetin social, 51-vjeçari kishte bërë të ditur se do të shkurtonte vende pune. Pritej që ai të shkurtonte 75% të vendeve në kompaninë me 7,500 punonjës.
Të paktën 3,700 rastet që ai pritet të pushojë nga puna bëjnë thuajse gjysmën e stafit dhe ndiqen nga 5 dorëheqjen në nivel ekzekutiv. Që nga blerja e kompanisë që ndodhet në San Francisco për 44 miliardë dollarë, Musk po sheh për mënyra për të ulur shpenzimet dhe për të rritur të ardhurat. /abcnews.al/