Revolucioni i VAR-it, ndryshime në pozicionet e dyshimta të lojtarëve

schedule13:58 - 3 Janar, 2020

schedule 13:58 - 3 Janar, 2020

Teknologjia VAR po krijon polemika të mëdha, sidomos në rastet e dyshimta të pozicionit jashtë loje. Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar (IFAB) është gati të modifikojë diçka në teknologji.

La Repubblica raporton se ndryshimi në rastet e pozicioneve të dyshimta do të ndodhë duke filluar nga ndeshjet çerekfinale në Champions League, ndërsa në kampionat kryesore do të aplikohet në sezonin e ri. Në rastet kur diferenca mes mbrojtësit dhe sulmuesit është milimetrike dhe për arbitrin anësor është pozicion i rregullt, VAR-i nuk do të ndërhyjë.

Mjafton edhe një mm avancim që të cilësohet si offside, por nëse arbitri anësor ka vendosur të mos ngrejë flamurin dhe teknologjisë i duhen 12 kamera për ta dalluar saktësisht, do të thotë që gabimi nuk ka qenë kaq i dukshëm“, thekson sekretari i përgjithshëm i IFAB, Lukas Brud. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!