Revoltohet qytetarja: Nëse partneri nuk më jep passwordin e telefonit i jap “duart”

schedule12:41 - 20 Korrik, 2021

schedule 12:41 - 20 Korrik, 2021

Telefoni mbetet një nga faktorët e zënkave të shumë çifteve për shkak të përdorimit të rrjeteve sociale në të duke rritur shpeshherë dyshimet për tradhti të mundshme nga njohjet me individë të tjerë. Nisur nga ky fenomen, gazetari i abcnews.al Ermal Vaka pyeti qytetarët a duhet që partnerët të kontrollojnë telefonin e njëri-tjetrit për të shmangur keqkuptime të ndryshme?

Mendimet e tyre ishin të dyzuara duke thënë që në çift nuk duhet të ketë gjëra private apo të tjerë që mendoni që çdokush ka nevojë për privatësinë e tij. Një qytetare teksa është pyetur si do vepronte në rast se burri nuk do i’a jepte paswordin e telefonit është shprehur me plot bindje: “-do e lë, për një fjalë goje do e lija, pse është më i rëndësishme paswordi se sa ajo që do ketë në krah gjithë jetën?”.

Të shumtë ishin qytetarët që mendonin që një çift nuk duhet të mbante privatësi nga njëri-tjetri përderisa kanë vendosur të jenë bashkë. Për më tepër, ndiqni përgjigjet që qytetarët kanë dhënë për rubrikën “Box Pop” në Abcnews.al:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!