Revoltohet edhe basketbolli: Nuk jemi Wuhani, ktheni përgjigje! Duhet Ligji i Sponsorizimit

schedule15:57 - 12 Tetor, 2020

schedule 15:57 - 12 Tetor, 2020

Basketbolli i bashkohet futbollit dhe kërkon nga autoritetet shtetërore që të shtojnë financimet në sportin shqiptar. Pandemia ka shkaktuar probleme të shumta, teksa edicioni i sezonit të kaluar nuk u mbyll. Sekretari i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani ka folur rreth situatës së këtij sporti në konferencën për shtypin, aty ku shpreh edhe kërkesat ndaj qeverisë.

Shqetesimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë dhe negative nga ministria dhe Komisioni Teknik i Covid 19. Gjendemi përpara një skandali, jo vetëm profesional, por edhe ndërkombëtar, pasi FIBA ka sjellë datat e aktiviteteve ndërkombëtare, por ne nuk kemi as ku përgatitemi, jo më të marrim pjesë.

Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje. Nuk besojmë se pallatet e sportit ne Shqipëri janë vatrat e rrezikshme europiane apo botërore të Covid-it, apo të jemi ne Whuani”. Ndërkohë, Llazani shtoi se FBSH është në krah me Federatën Shqiptare të Futbollit në kërkesat ndaj qeverisë.

Ne jemi ndër nismëtarët e kërkesës së ndryshimit të ligjit të sponsorizimit dhe të modernizimit të tij. Të rritet përqindja e të bëhet që ky ligj të funksionojë. Duket sikur gjithçka e merr përsipër futbolli, por ky vend nuk ka vetëm futboll dhe sportet e tjera të quhen fiskulturë. Na duhet medoemos që të shtohen financimet në sport dhe të ndryshojnë ligjet që e nxisin këtë gjë”, deklaron Llazani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!