“A nuk mund të flasim për ata që luajtën dhe ishin mirë”, kështu u shpreh Janne Anderssons, trajneri i Suedisë, pas humbjes së pësuar kundër Francës. Dejan Kulusevski u aktivizua vetëm 20 minuta dhe pas ndeshjes qartazi e tregoi se ishte i zhgënjyer nga vendimi i stafit teknik.
“Mendoj se ishte e çuditshme, por duhet ta respektoj vendimin. Shpresoja të luaja nga fillimi dhe u trondita që nuk ndodhi, pasi ndihesha shumë mirë në stërvitje. Tani shpresoj të jem titullar ndeshjen tjetër. Me të vërtetë nuk e di çfarë ndodhi”, tha sulmuesi i Juventusit pas ndeshjes.
Vilket jävla skämt.
Ytterligare ett bevis.
Inkompetenta personer på fel positioner som kväver svensk fotboll.https://t.co/I0RBYZO561— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 6, 2020
Kundër trajnerit Janne Anderssons ka dalë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ka bërë një postim në “Twitter” dhe jep mendimin e tij. “Çfarë dreq shakaje. Një tjetër provë, që njerëz të paaftë në pozicionin e gabuar, që e mbysin futbollin suedez”. /abcnews.al