57 të vrarë është bilanci i revoltës së shpërthyer në një burg në Brazil, në shtetin e Para. Autoritetet bënë të ditur se trazirat nisën kur një grup të burgosurish arritën të hyjnë në një zonë tjetër ku mbaheshin anëtarë të një bande rivale.
Të paktën 16 nga viktimave iu është prerë koka. Ndërsa shumë të tjerë mbetën të vrarë si pasojë e zjarrit të shpërthyer gjatë trazirave ku u morën pengë dhe dy agjentë policie, të cilët më pas u lanë të lirë./ABC News Albania 24/7