Revolta ne Iran, arrestohet gruaja që po hante në restorant pa shami

schedule15:30 - 30 Shtator, 2022

schedule 15:30 - 30 Shtator, 2022

Një grua që po hante në një restorant në Teheran pa shami është arrestuar nga forcat e policisë, ndërsa protestat vazhdojnë për vdekjen e Makhsa Amini.

Fotoja, e cila u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale tregon Donya Rudd të ulur në një restorant tradicional të Teheranit duke ngrënë mëngjes me një mike, i cili gjithashtu nuk mbante shami.

Amini vdiq pasi u arrestua nga policia për mosrespektim të kodit të veshjes.

“Ditën e djeshme, pas publikimit të kësaj fotoje, shërbimet e sigurisë kanë kontaktuar me motrën time Donia Rudd dhe i kanë kërkuar që t’i japë disa shpjegime ”, sipas një mesazhi në Twitter të Dina, motrës së të arrestuares.

“Familja jonë është shumë e shqetësuar për gjendjen e saj ”, tha Dina.

“ Ata thjesht shkuan për të ngrënë mëngjes pa veshur hixhab. Ata u arrestuan. Kaq barbare dhe e sëmurë është politika e Iranit për hixhabin ”,shkroi në Tëitter Omid Memarian, një aktivist dhe gazetar i shquar me bazë në SHBA.

Aktivistët thonë se Irani po përballet me shtypjen e tij më të ashpër në vite ndaj protestave që kanë shpërthyer që nga vdekja e Amini.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!