Revolta e Spaçit, Meta: Sakrificat e tyre nderohen duke iu bashkuar lëvizjeve për rivendosjen e demokracisë

schedule09:34 - 22 Maj, 2020

schedule 09:34 - 22 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të Revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli.”

Duke iu referuar revoltës së Spaçit, kreu i shtetit shkruan gjithashtu se në këto ditë nderojmë “me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën.”

Po ashtu Meta shton se, duke parë se ku ka rënë demokracia në vend, “nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një front të bashkuar për rivendosjen e demokracisë me anë të zgjedhjeve të lira.

“Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë'”,shton Meta.

Postimi i plotë:

Maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të Revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli. Ndaj ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën.

Ata thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm.

Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme.

Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë.

Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës.

Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale.

TË GJITHË TË NGRIHEMI PËR DEMOKRACINË!

KUR NGRIHET POPULLI BIE TIRANIA!

LIRIA FITOHET DHE NUK DHUROHET! ?? /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!