Florian Marku u përball dje me Jamie Stewart para ndeshjes së madhe ndaj Pulev dhe Joshua (fitoi anglezi). Sfida mes Markut dhe Stewart çuditërisht përfundoi në barazim.
Boksieri nga Lushnja e dominoi ndeshjen dhe e hodhi edhe në tokë kundërshtarin, por gjyqtarët në fund vendosën për barazim (76-76), me Markun, që ishte mjaft i befasuar dhe i mërzitur.
https://twitter.com/mrsamjones88/status/1337850193841180680
Pas ndeshjes ai shprehu gjithë habinë e tij dhe u shpreh se dëshiron të bëjë një ndeshje revanshi. Por menaxheri i tij mendon ndryshe. Sam Jones përmes një postimi në Twitter shprehet se të gjithë e dinë rezultatin e asaj ndeshje dhe nuk ka nevojë për një revansh.
https://twitter.com/notjetras/status/1337832854353534984
“Jamie Stewart ka një histori të pabesueshme, ai është kthyer nga fundi: burgu dhe varësia (ndaj drogës). Kështu, unë jam i lumtur për të dhe i uroj gjithë të mirat në atë që e pret.
Nuk do të ketë asnjë revansh (mes Stewart dhe Markut) sepse nuk ka absolutisht asnjë nevojë. Të gjithë e dine se kush fitoi”, shkruan Jones. /abcnews.al