Retorika e ashpër e Trump me presidentin e Ukrainës/ Pedagogu: Presioni ndaj vendeve europiane, ka qenë i vazhdueshëm

schedule13:42 - 20 Shkurt, 2025

schedule 13:42 - 20 Shkurt, 2025

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për zhvillimet e fundit në botë, duke u ndalur te lufta në Ukrainë, takimet e Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin, si edhe pozicionin e SHBA në lidhje me konfliktin.

Gjatë intervistës, u ndal tek takimi në Riad, duke thënë se fokusi ishte çështja e sigurisë, megjithatë shtoi se deklaratat e fundit të Donald Trump, dhe kritikat ndaj presidentit Volodymir Zelensky, duket se kanë sjellë edhe një “thyerje” të marrëdhënieve mes shteteve.

“Mosprezenca e Ukranës, por edhe e BE nxiti edhe diskutimet. Duhet thënë që janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndikuar nga zhvillimet që do të bëhen. Janë investuar shumë si nga mbështetja logjistike, por edhe ushtarake. Rusisë i janë vendosur sanksionet edhe së fundmi nga BE. Mund të themi që ka një ndryshim radikal të marrëdhënieve. SHBA ka bërë të qartë që pala kryesore në tryezë do të jetë federata ruse. Pra diskutimet në vijim do të jenë mes dy palëve dhe palët e interesuara do jenë në një diskutime tjetër siç edhe po ndodh. Ndryshimet janë shumë të shpejta dhe të mëdha sepse në vazhdimësi do të flitet edhe për ndryshme që kanë të bëjnë me territor. Vihet në dyshim ajo që është e drejta ndërkombëtare aktuale dhe se si do të shihet ajo. Por është e marrëdhënia që do të kenë në vazhdimësi SHBA dhe Rusia, pasi hynë në një fazë të re dhe diskutimet janë të drejtpërdrejta. Kishim edhe takimin në Riad, të një niveli të lartë. Deklaratat apo akuzat e ndërsjella ndaj Trump dhe Zelenskyt na tregojnë se është bërë një thyerje e madhe në marrëdhëniet mes SHBA dhe Ukrainës.”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!