Restoranti në Itali kërkon dyfishin e çmimit për prerjen e sanduiçit: Na u desh kohë

schedule15:40 - 11 Gusht, 2023

schedule 15:40 - 11 Gusht, 2023

Një kliente në Itali ka akuzuar një restorant për prerjen e një sanduiçi në faqen e TripAdvisor.

Tosti i porositur zakonisht shërbehet i prerë në dy gjysma. Ishim dy veta dhe kërkuam një për të ngrënë në një tavolinë për dy, por a duhet të paguajmë se e kemi ndarë në dysh? E pabesueshme, por e vërtetë...”, ka shkruar turistja.

Restoranti ndodhet jo shumë larg liqenit të Komos. Në faturë përfshihet ndër të tjera edhe shërbimi “sandwich cutting” i cili kushton dy euro.

Kristina Biaçi, pronarja e restorantit, tha se ishte e mërzitur që klientja nuk u ankua menjëherë, por vendosi të shkruante për këtë në internet.

Nuk ishte sanduiç i zakonshëm. Brenda kishte edhe patate të skuqura. Na u desh pak kohë për ta prerë përgjysmë”, ka deklaruar ajo.

Pas kësaj ajo shpjegoi se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do t’i ishte ankuar menjëherë kamerierit.

Ne do t’i shpjegonim atij se çdo shërbim shtesë duhet të paguhet. Na u desh të përdornim dy pjata në vend të njërës dhe u desh dy herë më shumë për t’i larë”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!