Restoranti më i vogël në botë ka vetëm një tavolinë, duhet të prisni radhën me muaj të tërë

schedule14:09 - 20 Qershor, 2023

schedule 14:09 - 20 Qershor, 2023

Restoranti “Solo Per Due” ekziston në Vacone të Italisë prej më shumë se 30 vitesh. Pronarët e restorantit pohojnë se është restoranti më i vogël jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën.

Siç sugjeron edhe emri i restorantit, në ambient ka vend vetëm për dy. Mysafirët mund të shijojnë gatime me mish dhe peshk, shampanjë, verëra, si dhe restoranti mund të përgatisë edhe një ëmbëlsirë të personalizuar. Në menu janë edhe makarona në formë zemre, karkaleca dhe molusqe.

CNN shkruan se një darkë në këtë restorant kushton më shumë se 450 euro dhe paraprakisht kërkohet një rezervim, për të cilin duhet pritur disa muaj. Është e nevojshme të raportoni te pronarët gjysmë ore para mbërritjes. Me kërkesë të mysafirëve, mund të organizohet një shofer privat për të marrë të ftuarit.

Sipas komenteve në internet, përvojat e mysafirëve në këtë restorant janë të ndryshme. Ndërsa disa pretendojnë se kanë kaluar kohën më të mirë ndonjëherë, të tjerë mendojnë se një përvojë e tillë nuk vlen aq shumë. Të ftuarit më të shpeshtë janë çiftet që festojnë ditëlindje, përvjetorë dhe fejesa, dhe në përputhje me rrethanat edhe vetë brendësia është e dekoruar në mënyrë romantike.

Restoranti drejtohet nga tre sipërmarrës vendas, por emrat nuk i bëjnë të ditur.

Ky nuk është një restorant. Ne ofrojmë një përvojë unike, intime. Për këtë jemi të njohur. Ne nuk jemi të rëndësishëm. Jemi në hije. Gjithçka rrotullohet rreth të ftuarve,” thonë ata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!