Restaurohen banesat e familjeve në nevojë/ Maliq, projekt i qeverisë përfitojnë 200 familje

schedule15:36 - 15 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 15 Korrik, 2024

Mbi 200 familje kanë përfituar nga projekti i qeverisë në bashkinë e Maliqit për rehabilitimin e banesave falas.

Ky është viti i pestë radhazi që komuniteti në këtë zonë përfiton nga ky projekt.

Vetëm këtë vit do të ndërhyhet në restaurimin e 45 banesave të familjeve në nevojë.

Aplikimet për restaurimin e banesave janë mjaft të larta, ndërsa me prioritet përzgjidhen ato familje të cilat e kanë më të pamundur ekonomikisht që t’i kryejnë punimet me të ardhurat e tyre.

Projekti i qeverisë synon të ndihmojë familjet e varfra, duke përmirësuar në këtë mënyrë kushtet në të cilat jetojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!