Simone Inzaghi do të largohet nga Lazio në këtë fund sezoni dhe ky është thuajse një fakt i kryer. Para disa ditësh presidenti lacial, Claudio Lotito deklaroi se ka marrëveshje verbale me trajnerin dhe do rinovojë deri në 2024.
Por me largimin e Antonio Conte nga Interi duket se ka ndryshuar gjithçka dhe Inzaghi do lërë Lazion për të marrë drejtimin e Interit. Lazio konfirmon largimin e Inzaghit indirekt, duke u shprehur se klubi e respekton reflektimin e trajnerit për hir të asaj që ai ka dhënë për fanellën.
“Ne e respektojmë reflektimin e një trajneri dhe parasë gjithash, të një lojtari, i cili për shumë vite e ka lidhur emrin e tij me familjen e Lazio dhe me sukseset e shumta të klubit”, shkruhet në deklaratën e klubit. /abcnews.al
Nota della Società
➡️ https://t.co/4kqRWhbWAz pic.twitter.com/xR75ZJr1lT
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 27, 2021

