Vështirë që Anglia të ketë shijuar një mikpritje të tillë në ndonjë stadium tjetër ashtu si në “Fadil Vokrri”. Gjithçka ka shkuar për mrekulli përpara ndeshjes dhe ashtu po shkon edhe gjatë saj.
Britanikët janë surprizuar, sidomos John Cross. Gazetari i njohur anglez i The Mirror nuk i ka besuar syve kur ka parë tifozët vendas duke valëvitur flamujt anglezë gjatë momentit të himnit të “Tre Luanëve”.
“Kur nisën tingujt e ‘God Save The Queen’, çdo tifoz i Kosovës i pranishëm në stadium valëviste flamurin tonë. Respekt“, shkruan Cross. /abcnews.al
When God Save The Queen was played, every Kosovo fan in the stadium held up a flag of St George #respect pic.twitter.com/rljpCrd9Xu
— John Cross (@johncrossmirror) November 17, 2019