LEZHE – Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me itensitet të lartë që problemi i kahershëm me prezencë uji në disa lagje e rrugë të Lezhës të rikthehet.
Këto janë pamjet e sotme për blloqet e banimit tek 11 janari dhe lagjja Besëlidhja.
Uji përmbyti rrugët dhe bllokoi hyrjet e pallateve. Kjo krijoi vështirësi në levizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Kjo situatë u krijua në një kohë të shkurtër pasi vërshimi i ujërave ishte i vështirë dhe niveli i ujit arriti deri në 30 cm.
Në terren u angazhuan punonjësit e shërbimeve publike të Bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyjnë në largimin e inerteve nga pusetat e bllokuara./abcnews.al