Shkumbini del nga shtrati në Papër, përmbyten disa toka bujqësore, ujë edhe në oborret e lokaleve

schedule12:48 - 10 Janar, 2021

schedule 12:48 - 10 Janar, 2021

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë bërë që sot lumi Shkumbin të dalë nga shtrati në disa fshatra.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se tashmë lumi ka dalë nga shtrati në Papër, ku edhe kishte më herët  “fryrje” masive të ujërave. Për pasojë, disa toka bujqësore janë përmbytur ndërsa uji po deporton edhe në oborret e disa bizneseve.

Për fat të mirë reshjet kanë qenë me ndërprerje, kjo ndoshta ka ndihmuar që mos ketë dalje masive nga shtrati.

Kurse, ndërprerje të energjisë elektrike ka kryesisht në zona rurale, nga rrjedha e ujit kanë rënë disa shtylla të tensionit të ulët. Por siç raportoi Kozarja, ndërhyrja në kohë e stafeve të OSHEE ka bërë që për disa orë, situata t’i kthehet normalitetit.

Në aksin Elbasan-Librazhd, policia rrugore vijon të operojë me dy grupe. Kurse në aksin Elbasan-Prrenjas vijon të jetë problematike situata në kthesën e Murrashit ku vijojnë të rrëshqasin gurë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!