Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet mbushin Fierzën/ Vetëm në 24 orët e fundit kuota është rritur me të paktën 5 metra

schedule13:43 - 28 Tetor, 2025

schedule 13:43 - 28 Tetor, 2025

Reshjet intensive të shiut kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e ujit  në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave rezulton se  reshjet e dendura që përfshinë prej 2 ditesh Veri Lindjen kanë ndikuar në rritjen e rezervës  hidrike në liqenin e Fierzës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kuota e tij është rritur me të paktën 5 metra duke zhytur sërish nën ujë rrenojat e qytetit të vjetër të Kukësit të cilat si rrallë herë kishin dalë në siperfaqe. Nga të dhënat rezulton se niveli i ujit në Fierzë është mbi 260 metra dhe prurjet mesatare janë më tepër se 700m³/s.

Për shkak të situatës së mirë hidrike gjatë ditëve të fundit  korporata elektroenergjitke Shqiptare ka realizuar edhe një proçedurë për shitjen e energjisë elektrike për periudhën 27-28 tetor.Në total Korporata elektroenergjitike ka përfituar mbi 1 milion euro nga shitja e energjisë elektrike.

Vjeshta zakonisht është një ndër stinët më të favorshme për prodhimin e energjisë elektrike në vend  për shkak të reshjeve të shumta të shiut.Megjithatë kohët e fundit  fokusi është vendosur në rritjene prodhimit të energjisë elektrike nga dielli.

Gjatë këtij viti energjia e përfituar nga parqet fotovoltaike ka siguruar rreth 10% të totalit të energjisë për të cilën ka nevojë vendi.Kjo pritet të ndikojë në uljen e varësisë së sistemit enegjitik shqiptar nga situata  hidrike dhe të ul importet sidomos gjatë verës ku reshjet mungojnë për një kohë të gjatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!