Përkeqësimi i kushteve të motit gjatë ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në disa zona të vendit. Problematike është situata edhe në Bulqizë.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet teksa një nga akset e qytetit është mbuluar nga uji, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Lezha është një ndër zonat më problematike si pasojë e motit të keq. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje.
Ndërkohë, në Vlorë ulja e intensitetit të reshjeve ka ulur edhe nivelin e Vjosës duke sjellë një situatë më të qetë ditën sotme. Ndërkohë, në Shkodër, fshati Obot mbetet më problematik, pasi rruga vijon të jetë e bllokuar që prej ditës së djeshme. g.v/abcnews.al