Reshjet intensive të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar problem në qytetin e Librazhdit. Gazetari Agim Blloshmi raporton për abcnews.al se janë çarë pusetat, dhe kjo sjellë përmbytjet e qendrës së qytetit.
Siç shihet nga pamjet uji vërshon në rrugë, ndërsa ka shkaktuar problem edhe me qarkullimin. Një situatë e tillë është thuajse e përhershme sa herë që ka reshje në Librazhd. g.v/abcnews.al