Reshjet e shumta të shiut, FSHF shtyn 6 ndeshje në Kategorinë e Dytë

schedule12:37 - 2 Prill, 2022

schedule 12:37 - 2 Prill, 2022

Kushtet atmosferike kanë detyruar Departamentin e Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë disa nga ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Dytë, të parashikuara për t’u luajtur këtë fundjavë.

Pas konsultimeve me klubet dhe duke parë gjendjen e terreneve të rënduara nga reshjet e shirave, Departamenti i Garave ka vendosur që sfidat e Grupit B të Kategorisë së Dytë të mos luhen këtë javë dhe të shtyhen për javën e ardhshme.

Gjashtë ndeshjet e Grupit B ishin parashikuar për t’u luajtur këtë të diel, ndërkohë që nuk ka asnjë ndryshim programi për ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Dytë, që do të luhen këtë javë sipas kalendarit të përcaktuar tashmë.

Më poshtë, edhe sfidat që janë shtyrë për javën e ardhshme: Përmeti – Memaliaj; Tepelena – Labëria; Devolli – Naftëtari; AF Luftëtari – Albpetrol; Këlcyra – Sopoti; Gramozi – Flamurtari. / fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!