Përkeqësimi i kushteve të motit ka sjellë probleme në aksin B.Curri-Valbonë. Për shkak të reshjeve me intensitet ka pasur rënie gurësh në këtë aks.
Ndërkohë, autoritete lokale njoftojnë se në Kukës situata është e qetë, ndërsa ndërsa në Tropoja vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët.
Bëhet me dije se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, po ashtu edhe ato rurale.
Njoftimi i plotë:
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 8:00 datë 23.01.2021 është si më poshtë;
- Në Qarkun Kukës situata e motit është e qetë, ndërsa në Tropoja vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët.
- Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Si rezultat i reshjeve në disa segmente rruge ka patur rënje inertesh sidomos në aksin B.Curr – Valbonë .
- Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.
- Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
- Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
- Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj.Ad Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë-Çajë bashkia Kukës, Nj.Ad. Llugaj bashkiaTropojë.