Reshjet e shumta gjatë natës dhe paradites kanë krijuar probleme në qytetin e Sarandës. Rrugët kryesore u përmbytën nga uji dhe lëvizja me mjete u bë gati e pamundur. Nuk ka patur raportime për përmbytje të banesave, por mësohet se nëpër rruge kanë veërshuar ujërat e zeza. Nga Shtabi i Emergjencave thuhet se prezencë të ujit ka patur edhe në rrugët dytësore të Sarandës çka e ka bërë të vështirë qarkulllimin e banorëve./abc news