Edhe pse reshjet e shiut gjatë së shtunës nuk ishin në favorin e tyre, pensionistët e shfrytëzuan liri-daljen deri në orën 10:00.
Kjo grupmoshë shprehet se janë dakord qe të dalin vetëm në ditë dhe fasha orare të caktuara, pasi nuk duan të rrezikojnë shëndetin e tyre.
Nuk munguan as ata pensionistë të cilët nuk ishin në dijeni nëse lejohen të dalin sërish edhe paraditën e së dielës.
Qeveria mori vendimin që në kuadër të masave lehtësuese për disa kategori të caktuara qytetarësh, pensionistët lejohen të dalin të shtunën dhe të dielën deri në orën 10:00, ndërsa prej orës 11:00-17:30 lejohen prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. /abcnews.al