Reshje të shumta shiu ka pasur në të gjithë teritorin e Qarkut Dibër. Si pasojë e reshjeve ka pasur rrëshqitje dherash dhe inertesh në disa rrugë. Një rrëshqitje që ka vijuar nga nata e mbrëmshme ka penguar qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Rrëshqitja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë në Njësinë Administrative Xibër.
Si pasojë e ngopjes me ujë një sipërfaqe e konsiderueshme e një shpati mali ka rrëshkitur duke penguar njërën korsi të Rrugës së Arbrit. Mjetet po punojnë për ta pastruar por është e pamundur mbajtja e saj pasi vijon rrëshqitja e baltës. Qarkullimi ka vijuar, në një sens në këtë segment./abcnews.al