Reshjet e dendura të shiut, sërish rrëshqitje dheu në zonën e Currilave

schedule10:10 - 9 Shkurt, 2021

schedule 10:10 - 9 Shkurt, 2021

Sërish rrëshqitje dheu në zonën e Currilave. Gjatë rënies së së shirave janë shkaktuar rrëshqitje të reja të argjilës, sasi të mëdha të të cilës kanë përfunduar në rrugë.

Së bashku me grumbujt e rrëshqitura kanë përfunduar në rrugë edhe pisha të shkulura që janë rrëzuar dhe spostuar drejt fundit të kodër Currilave.

Po ashtu janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në rrugë edhe pjesë e rrjetave metalike të vendosura për të frenuar rrëshqitjet. Çarjet e rrugës janë dhe në anën e kundërt të asfaltit që mund të jetë rrezik potencial edhe për dëmtimin e rrugës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!