Reshjet e dendura të shiut dhe të borës që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në llogarinë e tij në Facebook bën të ditur se aktualisht po punohet për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora.
Ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre, niveli i Vjosës në Përmet ka filluar të bjerë.
NIKO PELESHI NË FACEBOOK
“Intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit. Strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre, niveli i Vjosës në Përmet ka filluar të bjerë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor.” /abcnews.al/