Reshjet e dendura të shiut, bllokohen disa fshatra në Elbasan

schedule09:26 - 30 Nëntor, 2021

schedule 09:26 - 30 Nëntor, 2021

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë së hënës dhe mëngjesin e së martës kanë shkaktuar probleme në Njësinë Administrative Poroçan. Gazetari Aldo Kozarja mëson se për pasojë është bllokuar fshati i Gjerë dhe Holtas ndërsa vështirësi ka pasur edhe në qendër të Poroçanit.

Në Njësinë Administrative Kushovë është bllokuar fshati Kërpicë. Kurse në Njësinë Administrative Pishaj është shembur pasarela e fshatit Liras. Vështirësi për kalim ka në Bicaj, Posnovisht, Kishte.

Ndërkohë, bashkia është në terren duke ndjekur situatën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!