Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë risjellë përmbytjet në disa zona të vendit. Në qarkun e Beratit, situata paraqitet më e qetë, ndërkohë që reshjet janë ndërprerë.
Abcnews.al mëson se niveli i lumit Osum është aktualisht 3.1 m. Shkarkimet nga HEC Banje 90 m3/ sek, hidrovori i Konisbaltës është në gatishmëri.
Nuk raportohet për banesa të përmbytura dhe të evakuuar. Ndërkohë që 15 ha tokë bujqësore, të mbjella me jonxhë, ullinj dhe grurë në fshatin Vërrnik janë nën ujë.
Rrugët janë të kalueshme dhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike është normal. /abcnews.al