Reshjet e borës, si paraqitet gjendja e rrugëve në veri

schedule09:55 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 09:55 - 13 Dhjetor, 2021

Ndonëse reshjet e borës kanë ulur intensitetin e tyre, verilindja është përfshirë nga temperatura të ulëta disa grade nën zero. Mësohet se Rruga e Kombit është tërësisht e qarkullueshme dhe pa pasur nevoje përdorim të zinxhirëve.

Kompania sipërmarrëse ka hedhur kripe për të shmangur ngricat dhe praninë e tyre në rrugë. Në lartësitë mbi 500 metra të nivelit te detit, trashësia e borës varion nga 20 deri ne 50 centimetra, duke krijuar problematika në disa akse rrugore. Kryesisht në Njësitë Administrative Shishtavec, Zapod, Topojan, Bushtricë, Grykeçaje, Sarren Kalis, Ujmisht, Lekbibaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër Pac e Gjinaj.

Kontraktorët dhe bashkitë në Kukës, Has e Tropojë po punojnë për rivendosjen e qarkullimit në akset e bllokuara kryesisht në zonat rurale. Rruga e Shishtavecit, 33 km e gjatë, edhe pse kaloi ne inventar te ARRSH nuk u arrit në kohë procedura e prokurimit dhe lidhja e kontratës për mirëmbajtjen dimërore, gjithësesi hapja e rrugës është bërë nga bashkia e Kukësit

Paralelisht po punohet edhe e akset e tjera rrugore qe lidhin qendrat e bashkive me Njësitë Admnistrative dhe me fshatrat. Nga komisioni i emergjencave civile pranë prefekturës së Kukësit nuk raportohen probleme që kanë të bëjnë me urgjenca mjekësore, mungesë të energjisë elektrike apo edhe të ujit të pijshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!