Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe të vendit mes të cilëve edhe Fieri.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për ABC se për shkak të sasi të dendur të reshjeve të rënë gjatë orëve të fundit disa nga zonat më të rrezikuara janë fshatrat përreth urës së Mifolit, që nga prurjet e lumit Vjosa janë shënuar disa probleme dhe në anën tjetër të tij në Vlorë.
Ndër të tjera sipas gazetares fatmirësisht specialistët i kanë konfirmuar se përgjithësisht situata është e qetë duke pasur parasysh raportet e viteve të kaluara.
Probleme për shkak të motit të keq ka pasur dhe në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin. /abcnews.al