Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshje të dendura shiu në Fier/ Përmbyten banesa e toka bujqësore

schedule08:53 - 21 Nëntor, 2025

schedule 08:53 - 21 Nëntor, 2025

Si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë, aktulisht situata është si më poshtë:

– Niveli i prurjeve vazhdon në pikën kritike duke shkuar në 7.3 m, matja nga karahu i Fieri të urës së Mifolit.

– Lumi Vjosë, ka dalje nga shtrati në fshatrat Kashisht-Cerven-Ferras por brenda argjinaturave.

– Fuqia tërheqse e detit ka rëne, c’ka vështirson shkarkimin e ujit në detë

– Kemi prezencë uji ne tokat bujqësore në fshatrat Kashisht dhe Çerven, në një sipërfaqe prej 50-60 ha.

– Kemi një familje me dy antarë të evaukuar në fshatin Cerven

– Kemi prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatin (Kashisht 5)-(Cerven 4)- (Ferras 21), banesa që ndodhen brenda argjinaturës.

– Si mase paraprake, ka stakime të pompave në stacionin e ujit te pishjëm në Kafaraj, nga ku bëhet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit.

– Ka prurje të larta edhe në lumin  Seman, i cili në fshatin në fshatin Kallm, ka dalë nga shtrati por brenda argjinaturave. Në këtë zonë, nuk ka banesa të rrezikura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!