Reshje të dendura dhe erëra të forta, ARRSH: Në gatishmëri për të eliminuar vështirësitë

schedule19:34 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 19:34 - 22 Dhjetor, 2019

Moti i rënduar nga rreshjet e dendura dhe era e forta, ka shkaktuar situata problematike në disa akse rrugore.

Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.

Situata e rënduar e motit, me rreshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shtrëngatë ka krijuar vështirësi për kalimit në disa prej akseve rrugore në vend. Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gadishmëri të plotë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të eleminuar këto vështirësi.

Në Rajonin Verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Me problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.

Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa deme në njerëz. Punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe me mjetet e tyre kane bërë të mundur ngritjen e automjetit.

Në Rajonin Qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, megjithë rreshjet e dendura. Në të gjithë akset e këtij rajoni qarkullimi ka qenë normal.

Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.

Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.

Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës.

Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!