Moti i keq ka prekur vendin, reshje të shiut dhe uljet temperaturash kanë përfshirë territorin.
Ndërkohë nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, policia rrugore apel për kujdes te drejtuesin e shoferëve, pasi në disa akse ka prezencë të ujit.
Sakaq Policia Rrugore ndodhet në terren për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.