Reshje të dendura dhe dëborë në Hawaii, ishulli shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule15:08 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 15:08 - 8 Dhjetor, 2021

Në ishullin e Hawai-it është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës, ndërsa situata është kritike dhe në Honolulu. Për këtë fundjavë parashikohen sërish reshje dëbore.

Guvernatori David Ige shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit konfirmuan se kishin shpëtuar pesë adoleshentë nga një rrymë e fortë uji. Operacionet e shpëtimit kanë qenë të shumta në ishull, por për fat të mirë nuk ka viktima dhe të plagosur.

Në Maui për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë energjia elektrike. Shërbimi kombëtar metereologjik paralajmëroi se mund të ketë përmbytje katastrofike në ditët e ardhshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!